Ndërlidhjet

Mitrovica veriore shkon në zgjedhje të reja


Pamje nga votimet për zgjedhjet lokale të 2013-s në veri të Mitrovicës.
Pamje nga votimet për zgjedhjet lokale të 2013-s në veri të Mitrovicës.
Qeveria e Kosovës ka shpallur të dështuar seancën inauguruese për kryetarin e Mitrovicës veriore. Si rrjedhojë, pritet që kjo komunë të shkojë në zgjedhje të reja për kryetar.

“Në seancën inauguruese të së shtunës, kryetari i zgjedhur i komunës së Mitrovicës Veriore ka dështuar të japë betimin para anëtarëve të Kuvendit të Komunës”, thuhet në raportin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit.

Më tej, thuhet se me këtë raport do të njoftohet edhe Presidentja e Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve për shpalljen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Mitrovicës Veriore, ashtu siç parashihet me legjislacionin e zbatueshëm të Republikës së Kosovës.
XS
SM
MD
LG