Ndërlidhjet

India ka shënuar tre vjet që nga rasti i fundit i raportuar i poliomelitit.

Kjo është parë si konfirmim i një prej sukseseve më të mëdha të Indisë në shëndetin publik, i cili është arritur përmes një programi masiv dhe të qëndrueshëm të imunizimit.

Ministri indian i Shëndetësisë e ka cilësuar këtë si “arritje të madhe”.

Në vitin 2012, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka larguar Indinë nga lista e vendeve ku poliomeliti është endemik.

Pakistani, Afganistani dhe Nigeria mbeten në këtë listë.

Lista u referohet vendeve ku virusi qarkullon lirisht dhe transmetimi i sëmundjes ngjitëse nuk është ndalur.
XS
SM
MD
LG