Ndërlidhjet

logo-print

Ronaldo - futbollisti i vitit


Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2013, duke fituar Topin e Artë të Federatës Botërore të Futbollit.

Ronaldo ka shënuar 69 gola duke luajtur me Real Madridin dhe Portugalinë vitin e kaluar.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar këtë moment”, ka thënë Ronaldo gjatë pranimit të çmimit në Zvicër.

Ai ka qenë fitues i Topit të Artë edhe më 2008, ndërsa katër vjetët e fundit titulli i lojtarit më të mirë i është ndarë Lionel Messit.
XS
SM
MD
LG