Ndërlidhjet

logo-print

Egjiptianët votojnë kushtetutën


Foto arkivi

Foto arkivi

Egjiptianët votojnë sot dhe nesër në një referendum kushtetues – i pari prejse ushtria ka rrëzuar presidentin islamik të vendit, Muhammad Morsi, në muajin korrik.

Kushtetuta, e hartuar nga një komision kryesisht laik, nuk përmban referenca islamike, të cilat kanë karakterizuar kushtetutën kontroverse, të miratuar nga Morsi, më 2012.

Mbështetësit thonë se ajo garanton liri individuale, fetare dhe të drejtat e grave. Sipas kritikëve, kushtetuta e re i jep privilegje ushtrisë së Egjiptit.

Rreth 53 milionë egjiptianë kanë të drejtë vote.
XS
SM
MD
LG