Ndërlidhjet

logo-print

Moska dëbon këshilltarin e REL-it, David Satter


David Satter

David Satter

Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Kevin Klose, ka bërë të ditur se Qeveria ruse i ka refuzuar kërkesën për vizë gazetarit amerikan, David Satter, njëherësh këshilltar i Radios Evropa e Lirë.

Klose ka thënë se Ambasada e SHBA-së në Moskë është informuar për veprimin kundër Satterit dhe se ka ngritur protestë formale diplomatike me Ministrinë e Jashtme ruse.

Klose po ashtu ka thënë se Ambasada amerikane ka kërkuar shpjegim nga Ministria e Jashtme ruse, por pa sukses.

Satter ka jetuar dhe punuar në Rusi si këshilltar i REL-it qysh në shtator të vitit 2013.

Ai ka raportuar dhe komentuar për shërbimin rus të REL-it.

Satter ka thënë se një zyrtar i Ambasadës ruse në Kiev i ka thënë se prania e tij në Rusi konsiderohet “e padëshirueshme” dhe se kërkesa për vizë i është refuzuar.

Klose ka thënë se përdorimi i termit “i padëshirueshëm” nga ana e zyrtarit rus është i barabartë me shpalljen e Satterit “person non grata” në Rusi.

"Unë kam qenë gjithmonë kritik i regjimit të Putinit", ka thënë Satter për CNN.
XS
SM
MD
LG