Ndërlidhjet

Dënohet më vdekje mjekja kineze që vodhi fëmijë


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë në Kinë ka shqiptuar dënim të kushtëzuar me vdekje për një mjeke, e cila ka pranuar se ka vjedhur foshnja nga spitali ku ka punuar dhe ua ka shitur ato trafikuesve të qenieve njerëzore.

Gjykata në provincën Shaanksi të Kinës ka thënë se Zhang Shuxia u ka thënë prindërve se të porsalindurit e tyre kanë probleme të lindura, për t’i bindur ata që të heqin dorë.

Dënimi i kushtëzuar me vdekje në Kinë shpesh, pas dy vjetësh, shndërrohet në dënim të përjetshëm me burgim.

Trafikimi i fëmijëve është problem i madh në Kinë, i drejtuar nga preferenca tradicionale për djemtë.
XS
SM
MD
LG