Ndërlidhjet

Obama mbron misionin në Afganistan


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka mbrojtur besimin e tij në misionin e luftës në Afganistan, pasi ish-shefi i Pentagonit, Robert Gates, ka shkruar në memoaret e tij se Obama nuk ka pasur pasion për veprimin ushtarak dhe se ka humbur besimin në trupa.

Në reagimin e parë publik ndaj komenteve të Gates, Obama ka thënë se detyrë e tij është që vazhdimisht të bëjë pyetje për taktikat ushtarake të SHBA-së, kur dërgon trupa në luftë.

Libri i Gates “Duty” (Detyra) pritet të publikohet sot.
XS
SM
MD
LG