Ndërlidhjet

Laureatë të Nobelit kundër ligjit anti-gay të Rusisë


Ilustrim
Ilustrim
Njëzeteshtatë laureatë të Çmimit Nobel dhe aktori britanik, Ian McKellen, i kanë shkruar një letër të hapur presidentit rus, Vladimir Putin, duke i kërkuar atij që të shfuqizojë ligjin, i cili thuhet se diskriminon homoseksualët.

Laureatët e Nobelit vijnë nga fushat e shkencës dhe artit.

Ligji rus, i cili është miratuar në qershor të vitit 2013, ndalon “propagandën e marrëdhënieve jotradicionale seksuale” te të miturit.

Në letër thuhet se “shumë anëtarë të lartë të komunitetit ndërkombëtar të shkencës tregojnë solidaritet me politikanët, artistët, njerëzit e sportit dhe shumë të tjerë që kanë shprehur tashmë neverinë e tyre për veprimet e Qeverisë ruse kundër qytetarëve të saj homoseksualë”.

Letra thotë se qëllim i saj është të inkurajojë Moskën që “të përqafojë parimet humanitare, politike dhe demokratike të shekullit 21, për të cilat Mikhail Gorbachev ka punuar aq shumë për t’i arritur”.
XS
SM
MD
LG