Ndërlidhjet

Afera e dashurisë pritet të dominojë konferencën e Hollande


Aktorja Julie Gayet dhe presidenti Francois Hollande
Aktorja Julie Gayet dhe presidenti Francois Hollande
Presidenti i Francës, Francois Hollande, do të mbajë sot një konferencë për media, në të cilën pritet të shpalosë planet e reja për ekonominë.

Megjithatë, interesimi i mediave duket se do të bie mbi akuzat e fundit rreth jetës së tij private.

Javën e kaluar, tabloidi Closer ka akuzuar zotin Hollande se ka lidhje me aktoren e filmit, Julie Gayet.

Hollande nuk e ka hedhur poshtë raportin, por ka kritikuar ndërhyrjen në privatësinë e tij.

Partnerja e tij, Vlaerie Trierweiler, mbetet në spital qysh të premten.

Ndihmësit e saj u kanë thënë mediave franceze se ajo ka pësuar “shok” kur ka parë raportin në gazetë.
XS
SM
MD
LG