Ndërlidhjet

PE diskuton nesër për Kosovën dhe Serbinë


Parlamenti Evropian
Parlamenti Evropian
Parlamenti Evropian do të diskutojë nesër propozim-rezolutat për Kosovën dhe Serbinë, të cilat janë hartuar në bazë të raporteve vjetore të raportuesve Ulrike Lunacek dhe Jelko Kacin.

Në këto dokumente, Parlamenti Evropian ofron mbështetje të fuqishme për dialogun Prishtinë-Beograd, ndërsa autoritetet në Kosovë dhe Serbi ftohen të lëvizin me vendosmëri drejt standardeve evropiane.

Të enjten, një ditë pas debatit, deputetët do të votojnë për rezolutat e propozuara.
XS
SM
MD
LG