Ndërlidhjet

Kryeministri serb Ivica Daçiq arrin në Graçanicë


Ilustrim

Ilustrim

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka arritur në Graçanicë, ku pritet të merr pjesë në premierën e filmit “Montevideo”.

Pjesë e delegacionit shtetëror serb është edhe ministri për Kosovën, Alleksandar Vullin, dhe ekipi realizues i filmit, me në krye regjisorin Dragan Bjellogërlliq.

Rruga që çon nga Prishtina për në Graçanicë, është nën përcjellje të forcave të shumta të policisë së Kosovës, ndërsa delegacioni serb është në përcjellje të policisë së misionit të EULEX-it.

Me të arritur në këtë komunë me shumicë serb, Daçiq i shoqëruar nga Vullin dhe Bjellogërlliq janë ndal së pari në Manastirin e Graçanicës.
XS
SM
MD
LG