Ndërlidhjet

Prokuroria kroate ankohet për rastin Perkoviq


Kroaci - Josip Perkovic gjatë hyrjes për në Gjykatën e Qarkut të Zagrebit, në gjykimin për ekstradimin e tij për në Gjermani, 08 janar, 2014
Kroaci - Josip Perkovic gjatë hyrjes për në Gjykatën e Qarkut të Zagrebit, në gjykimin për ekstradimin e tij për në Gjermani, 08 janar, 2014
Prokuroria e shtetit të Kroacisë është ankuar sot në vendimin e plotfuqishëm të gjykatës për ekstradimin e ish-funksionerit të lartë të Shërbimit të Brendshëm Shtetëror të Jugosllavisë (UDB) Josip Perkoviq për në Gjermani, lajmërojnë mediet në Zagreb.

Perkoviq kërkohet nga autoritetet gjermane për vrasjen e një emigranti politik kroat, Stjepan Gjureviq në vitin 1983 në rrethinën e Minhenit.

Vendimi i prokurorisë është i befasishëm, pasi organi i ndjekjes në këtë rast kishte përfaqësuar palën gjermane, dhe kishte kërkuar ekstradimin e Perkoviq.

Ankesën për vendimin e trupit gjykues të Gjykatës së Qarkut në Zagreb, e ka deponuar të martën mbrëma ekipi mbrojtës i Perkoviqit, me në krye avokatin Ante Nobillo.

Gjykata Supreme e Kroacisë ka afat tri ditë, sipas ligjeve në fuqi, që të vendos nëse do ta ekstradojë apo jo Josip Perkoviqin për Gjermani.

Mirëpo, avokati Nobillo ka paralajmëruar se në rast që ankesa e tij refuzohet nga Gjykata Supreme, dhe vuloset vendimin për ekstradimin e tij, atëherë ai do të ankohet edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas medieve kroate, edhe kjo ankesë ka pak gjasa që ta ndal dorëzimin e të kërkuarit nga autoritetet gjermane.

Prokuroria në Vellika Gorica, ka lajmëruar se nuk do të atakojë vendimin e Gjykatës së Qarkut, i cili për të njëjtin rast ka refuzuar që të ekstradojë njërin nga ish-shefat e shërbimit të inteligjencës jugosllave dhe kroate, Zdravko Mustaça, për shkak se lënda e tij ishte vjetërsuar.
XS
SM
MD
LG