Ndërlidhjet

logo-print

ShBA do të trajnojë irakianët për të luftuar Al-Kaidan


Ilustrim

Ilustrim

Deri më 10,000 forca komando të ushtrisë irakiane do të trajnohen për anti-terrorizmin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’i dhënë shtytje Bagdadit në luftën e shpallur kundër Al-Kaidas.

Kështu përshkruhet një plan, sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, i cili plan po negociohet mes dy shteteve, nga një diplomat në Aman, i cili nuk ka dashur që t’i publikohet.

Sipas marrëveshjes së propozuar, thuhet se forcat speciale dhe ekspertë ushtarak amerikan që janë të stacionuar në Jordani, do të trajnonin fillimisht 2,000 forca speciale irakiane, deri në fund të këtij muaji.

Në fazën e dytë, programi do të zgjerohej dhe do të përfshinte 6 mijë deri në 8 mijë kadetë deri në fund të muajit shkurt.

Ushtria e Irakut është duke luftuar operativët e Al-Kaidas të grupit Shteti Islamit iIrakut dhe Levantit, në krahinën Anbar që prej dhjetorit.

Mbi 300 persona kanë vdekur gjatë luftimeve në këtë rajon, thuhet në shifrat zyrtare.

“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuar nga kërcënimi që paraqet gjendja e tashme në Anbar, dhe Al-Kaida për sigurinë dhe stabilitetin e Irakut”, i ka thënë DPA-së një zyrtar i mbrojtjes amerikane në Aman.

“Këto trajnime shihen si rruga më e shpejt dhe më direkte, me të cilën Shtetet e Bashkuara mund t’i ndihmojnë qeverisë irakiane që të tejkalojë këto sfida”, ka shtuar ky diplomat.
Trajnimi i kadetëve irakian, parashihet të bëhet në Jordani.

Trupat ushtarake amerikane janë tërhequr nga Iraku në dhjetor të vitit 2011, pas një pranie dhjetë vjeçe në këtë shtet.
XS
SM
MD
LG