Ndërlidhjet

Rasti Quruvija: Kapen dy ish-oficerë të lartë të UDB-së


Gazetari i vrarë serb Sllavko Quruvija (Ilustrim)
Gazetari i vrarë serb Sllavko Quruvija (Ilustrim)
Dy ish-zyrtar të lartë të Serbisë të Shërbimit të Brendshëm Shtetëror (UDB) për rastin e vrasjes së gazetarit të pavarur serb i vrarë para 15 vjetësh.

Mediet beogradase lajmërojnë se policia ka arrestuar Millan Radonjiq, ish-shefin e UDB-së për Beograd dhe shefin e operativës së UDB-së Ratko Romiq të martën.

Ata akuzohen se kishin planifikuar dhe eksekutuar Sllavko Quruvija në prill të vitit 1999.

Quruvija ishte vrarë në Beograd gjatë bombardimeve të NATO-së, ndërsa ishte një ndër kritikët e paktë serb kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Pak ditë para vrasjes së tij, Quruvija ishte etiketuar nga gruaja e Millosheviqit, Mira Markoviq, si mbështetës i bombardimeve të NATO-së.

Familja Quruvija dhe miqtë e gazetarit dhe publicistit të ndjerë, kishin akuzuar personalisht Markoviq për porositje të vrasjes së tij.
XS
SM
MD
LG