Ndërlidhjet

Kosova e Serbia rihapin negociatat më 27 janar


Ilustrim

Ilustrim

Dialogu mes dy kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, pritet të rihapet këtë vit më 27 janar, bënë të ditur shefi i qeverisë në Beograd Ivica Daçiq.

Ai u tha gazetarëve në Graçanicë, se edhe pse data 28 janar ishte dhënë më herët, kjo datë ndryshoi për shkak të obligimeve që ka këtë ditë Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Catherine Ashton.

“Qëllimi është që të vazhdohet me temat, të cilat i kemi nisur. Të analizohet gjendja aktuale dhe të shohim hapat përpara,” tha Daçiq.

Sipas tij, Serbia është e vendosur që të vazhdoj dialogu në Bruksel, dhe dëshiron që edhe temat e tjera të hapura, të përfshihen në tavolinën negociatore.

Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje bazë për normalizimin e raporteve mes tyre, të cilën kryeministri serb e cilësoi sot “si të vetmen marrëveshje e cila nuk prek çështjen e statusit të Kosovës”.

Në bazë të këtij pakti, parashihet edhe themelimi i një Bashkësie të Komunave Serbe, menjëherë pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale, dhe konstituimit të komunave me shumicë serbe.

Daçiq tha se pret që në takimin e radhës në Bruksel me homologun e tij, kryeministrin Hashim Thaçi, “duhet të pajtohemi për statutin [ e Bashkësisë së Komunave Serbe], që komunat të nxjerrin vendimet e duhura.”
XS
SM
MD
LG