Ndërlidhjet

Përgjaket referendumi në Egjipt, vriten pesë veta


Egjipt - Njerëzit duke pritur në rresht për të votuar në referendumin për ndryshimin e Kushtetutës së Egjiptit, para një qendre të votimit në Kajro, 14 janar, 2014

Egjipt - Njerëzit duke pritur në rresht për të votuar në referendumin për ndryshimin e Kushtetutës së Egjiptit, para një qendre të votimit në Kajro, 14 janar, 2014

Të paktën pesë egjiptian janë vrarë gjatë përleshjeve të martën në këtë shtet, në kohën kur votuesit i janë drejtuar kutive të votimit në referendumin për ndryshim e kushtetutës së Egjiptit.

Katër persona janë vrarë gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë dhe mbështetësve të presidentit të përmbysur Mohamed Morsi në qytetin jugor Sohag, thonë autoritetet mjekësore.

Një civil tjetër është vrarë në qytetin Giza, që gjendet në jug-perëndim të kryeqytetit Kajro.

Referendumi, të cilin e përkrah ushtria që rrëzoi presidentin Morsi në korrik të vitit të shkuar, besohet se do të kthejë demokracinë në Egjipt.

Procesi i votimit do të zgjat edhe nesër, ndërsa i njëjti po bojkotohet nga përkrahësit e Lëvizjes Vëllazëria Myslimane, e cila është shpallur organizatë terroriste javë më parë.

Mbi 250 mijë forca të sigurisë janë vënë në mbrojtje të procesit të referendumit, dhe janë të shpërndarë në 30,000 qendra të votimit gjithandej shtetit.

Afro 53 milion egjiptian kanë të drejtë vote në këtë proces.

Rezultatet e para të referendumit pritet të publikohen të shtunën.
XS
SM
MD
LG