Ndërlidhjet

logo-print

Sekretari Kerry përqeshet nga ministri izraelit Yaalon


Tel Aviv - Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Moshe Yaalon (Ilustrim)

Tel Aviv - Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Moshe Yaalon (Ilustrim)

Ministri izraelit i mbrojtjes ka akuzuar të martën sekretarin amerikan të shtetit John Kerry për “ngulm të pakuptueshëm” me konfliktin në Lindjen e Mesme, duke qortuar kështu publikisht kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Ministri Moshe Yaalon, doli me një breshëri kritikash pasi gazeta më e madhe izraelite Yediot Aharonot e citoi atë duke thënë se plani që ka paraqitur Kerry është i dobët, dhe se është harxhuar letër pa nevojë për ta shkruar atë.

Yaalon ka shfaqur shpresën që Kerry, do të ndërpres përpjekjet e tij për paqe mes Izraelit dhe Palestinës, dhe se do të përqendrojë energjinë e tij gjetiu.

“Plani amerikan për aranzhmanet e sigurisë, i cili na është prezantuar neve, nuk është i denjë për letrën në të cilën është shkruar”, citohet të ketë thënë Yaalon nga kjo gazetë t’i ketë thënë në një bisedë private zyrtarëve izraelit.

Ai po ashtu ka thënë se Kerry është naiv dhe i mërzitshëm.
“Plani i tij, nuk nënkupton as siguri, dhe as paqë”, ka thënë ministri izraelit i mbrojtjes.

Kryediplomati amerikan John Kerry ka dndikuar që izraelitët dhe palestinezët, të rikthehen në tavolinën e bisedimeve verën e shkuar, dhe prej atëherë ka udhëtuar 10 herë në Lindje të Mesme, në përpjekje për të mbajtur këto negociata gjallë.

Propozimi i tij përfshin një plan të sigurisë për kufirin ndërmjet të Palestinës dhe Jordanisë fqinje, ku përfshihen pajisje të teknologjisë së fundit dhe stacione të paralajmërimeve të hershme në Luginën e Jordanisë.

Me këtë plan, synohet ulja e rrezikut për viktima nga pala izraelite, dhe ulja e pranisë së trupave tokësore, shkruajnë mediet izraelite.
XS
SM
MD
LG