Ndërlidhjet

Hungaria i jep Rusisë kontratën për centralin bërthamor


Ilustrim

Ilustrim

Rusia do të ndërtojë dy blloqe të reja bërthamore në fabrikën centralin nuklear për prodhimin e energjisë elektrike ‘Paks’ të Hungarisë.

Presidenti rus Vlladimir Putin dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban arritën marrëveshje për këtë gjë, gjatë bisedimeve që zhvilluan të martën në Moskë.

Putin tha se dy njësitë e reja në centralin Paks, që gjendet në jug të Budapestit, do të dyfishojë kapacitetet e këtij centrali të dikurshëm sovjetik, i cili aktualisht prodhon 2 GW/h.

Kryeshefi i kompanisë shtetërore ruse Rosatom, Sergei Kiriyenko, tha se Rusia po i ofron Hungarisë mbi 10 miliardë euro për ndërtimin e këtyre njësive të reja.

Përveç Rosatom, edhe kompania franceze Areva dhe ajo amerikane Westinghouse kanë shprehur interes për këtë kontratë.

Paks menaxhohet nga kompania shtetërore hungareze MVW, i cili është një grup që importon gazin natyror nga Rusia, ndërsa raportohet se ka ndërmend që të kërkoj rinegociim të çmimit për këtë produkt me Gazpromin.
XS
SM
MD
LG