Ndërlidhjet

Rouhani: Fuqitë botërore kapitulluan


Iran - Presidenti iranian Hassan Rouhani duke zbritur nga aeroplani i tij në krahinën Khuzestan, 14 Janar 2014

Iran - Presidenti iranian Hassan Rouhani duke zbritur nga aeroplani i tij në krahinën Khuzestan, 14 Janar 2014

Presidenti iranian Hassan Rouhani e ka përshkruar sot paktin bërthamor që është arritur në Gjenevë me gjashtë fuqitë botërore, si një fitore për shtetin e tij.

Gjatë një fjalimi që mbajti të martën në krahinën jug-perëndimore Khuzestan, Rouhani tha se marrëveshja e arritur në nëntor, nënkupton “kapitullimin” e fuqive botërore, në raport me kërkesat e Iranit.

“Marrëveshja e Gjenevës do të thotë pranim i të drejtës nukleare të kombit iranian dhe një mposhtje të sanksioneve mizore kundër Iranit”, ka thënë ai.

Sipas marrëveshjes në fjalë, Irani është pajtuar që të suspendojë pasurimin e uraniumit, në këmbim të disa lehtësirave nga sanksionet ekonomike të cilat ia kanë vënë Shtetet e Bashkuara dhe disa aleate evropiane.
XS
SM
MD
LG