Ndërlidhjet

François Hollande hesht për aferën, kërkon privatësi


Francë - Kombinim i fotografive të aktores Julie Gayet dhe presidentit të Francës Francois Hollande

Francë - Kombinim i fotografive të aktores Julie Gayet dhe presidentit të Francës Francois Hollande

Presidenti i Francës François Hollande ka bërë të ditur sot se po kalon “momente të dhimbshme” në jetën e tij private, pas publikimit të lajmit se ka një aferë dashurie me një aktore franceze.

Hollande është pyetur të martën gjatë një fjalimit të gjatë që dha për kombin, nëse e dashura e tij e tashme, gazetarja Valerie Trierweiler, vazhdon të mbetet zonja e parë e Francës.

Hollande tha shkurt se “ky nuk është vendi e as koha e duhur” për t’iu përgjigjur asaj pyetjeje, duke shtuar se çështjet private duhet të shtjellohen privatisht dhe me “respekt”.

Ai ka shtuar se shumë shpejt do të shtjelloj këtë gjendje, dhe atë para se të udhëtoj për në Shtetet e Bashkuara, gjatë muajit shkurt.

Një magazinë parisiene, ka publikuar lajmin se Hollande ka një aferë dashurie me aktoren Julie Gayet.

Trierweiler - e cila nuk është e martuar me Hollande - është hospitalizuar të premten më të mësuar lajmin për partnerin e saj, ndërsa pritet të qëndroj në spital edhe për disa ditë.

Ajo raportohet se është në gjendje “shoku” për shkak të publikimeve rreth aferës së presidentit francez.
XS
SM
MD
LG