Ndërlidhjet

PE: Debatohet për rezolutat për Kosovën dhe Serbinë


Pamje nga një seancë e Parlamentit Evropian
Pamje nga një seancë e Parlamentit Evropian
Në dokumentin për Kosovën të Parlamentit Evropian, për të cilin debatohet sot, përshëndetet vendimi i Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, duke e vlerësuar si nxitje të fuqishme për reforma dhe përforcim të lidhjeve me fqinjët, dhe marrëveshjen me Serbinë për telekomunikacion dhe energji.

Mëtutje, në propozim - tekstin e rezolutës u rekomandohet pesë vendeve të Bashkimit Evropian, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë këtë, ndërsa u bëhet thirrje të gjitha vendeve të BE-së që t’i forcojnë lidhjet ekonomike me Kosovën.

Në këtë dokument, që është përgatitur nga anëtarja e Parlamentit Evropian, Urlike Lunaçek, nga autoritetet e Kosovës kërkohet avancimi i efikasitit të gjyqësisë së pavarur dhe forcimi i sundimit të ligjit, veçanërisht për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Parlamenti Evropian ka shprehur shqetësim për mungesën e progresit të theksuar në këto fusha.

Parashihet që për propozim – rezolutat për Kosovën dhe Serbinë do të votohet nesër.
XS
SM
MD
LG