Ndërlidhjet

SHBA: Shqetësime për këmbimin tregtar Rusi – Iran


Jay Carney

Jay Carney

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, thotë se Shtetet e Bashkuara i kanë ngritur shqetësimet te Rusia lidhur me raportet se Moska e Teherani po zhvillojnë negociata për këmbime tregtare për naftën e Iranit.

Zëdhënësi Carney tha mbrëmë vonë në Uashington se sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, e ka paraqitur këtë shqetësim në takimin me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, të hënën në Paris.

Jay Carney tha se nëse raportet janë të vërteta, një marrëveshje e tillë do të ishte “jokonsistente” me kushtet e e marrëveshjes P5+1 me Iranin, dhe potencialisht mund të nxisin sanksione të Shteteve të Bashkuara.

Agjencia Reuters për negociatat për këmbim tregtar ka raportuar më 10 janar.

Në raport theksohej se po diskutohej për blerjen e 500 mijë barrelëve të naftës iraniane çdo ditë, në vlerë prej 1.5 miliardë dollarë amerikanë në muaj, në këmbim për pajisje dhe mallra ruse.
XS
SM
MD
LG