Ndërlidhjet

SHBA: Pakënaqësi për refuzimin e vizës ruse për gazetarin Satter


David Satter
David Satter
Departamenti amerikan i shtetit thotë se është i “pakënaqur” që gazetarit amerikan dhe këshilltarit të Radios Evropa e Lirë, David Satter, i është refuzuar kërkesa për vizë nga autoritetet e Rusisë.

Zëdhënësja e Departamentit të shtetit, Marie Harf, tha mbrëmë vonë se “pengimi i rrjedhjes së lirë të informacionit e shkatërron....debatin e lirë dhe diskutimin”.

Anëtari i Komitetit të Jashtëm të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit amerikan, Eliot Engel, demokrat nga Nju Jorku, tha se refuzimi i vizës është “një goditje tjetër për liri të shtypit dhe për gazetari të pavarur në Rusi”.

Ministria e jashtme e Rusisë, mbrëmë, e ka publikuar një deklaratë, duke thënë se David Satter “në masë të madhe” i kishte shkelur rregullat e hyrjes me vizë në këtë vend, duke qëndruar me vizë të skaduar.

Mëtutje thuhet se gazetarit Satter i ishte ndaluar hyrja në Rusi për pesë vite.

David Satter i tha Radios Evropa e Lirë se “ky është problem i krijuar nga vetë ata”, dhe ka shtuar se “ata e kanë krijuar atë me qëllim për t’i fshehur shkaqet e vërteta të aksioneve të tyre”.
XS
SM
MD
LG