Ndërlidhjet

Izrael: Ministri i mbrojtes kërkon falje për kritikat ndaj Kerryt


Ministri izraelit i mbrojtjes Moshe Yaalon (majtas) gjatë një takimi me sekretarin amerikan të mbrojtjes Chuck Hagel

Ministri izraelit i mbrojtjes Moshe Yaalon (majtas) gjatë një takimi me sekretarin amerikan të mbrojtjes Chuck Hagel

Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Moshe Yaalon, ka kërkuar falje nga sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, pasi një gazetë ka raportuar se ai ka thënë se kërkesa e Kerryt për paqen izraelito-palestineze është “mesianike” dhe “obsesive”.

Komentet e tij ishin publikuar në gazetën izraelite “Yedioth Ahronoth”, dhe kjo gjë ka shkaktuar dënim në Uashington, për shkak të zemërimit shtesë për vendbanimet hebreje në Bregun Perëndimor, ku palestinezët synojnë shtetësi.

Kërkimi i faljes nga ana e ministrit izraelit Yaalon u bë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kritikuar atë gjatë një fjalimi.

Netanyahu tha se “Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara e ndajnë qëllimin e përbashkët për avancimin e bisedimeve paqësore ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve, që udhëhiqen nga sekretari Kerry”.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Jen Paski, tha mbrëmë se komentet e ministrit izraelit Yaloon ishin “ofenduese dhe jopërkatëse, veçanërisht duke pasur parasysh të gjithë atë që Shtetet e Bashkuara po e bëjnë për t’i mbështetur nevojat e Izraelit për siguri”.
XS
SM
MD
LG