Ndërlidhjet

Siri: Ministri iranian arriti për takim me presidentin Assad


Javad Zarif

Javad Zarif

Ministri i jashtëm iranian, Javad Zarif, raportohet se ka arritur në Damask, për takim me presidentin , Bashar al-Assad.

Ky takim mbahet para bisedimeve paqësore në Gjenevë, më 22 janar, që synojnë përfundimin e konfliktit në Siri, i cili po zgjatë për më tepër se dy vjet.

Irani është aleati kryesor i regjimit të Sirisë.

Nga ana tjetër, Rusia dëshiron që Irani të jetë pjesëmarrës në bisedimet në Gjenevë, por Shtetet e Bashkuara, kanë thënë se Teherani mund të jetë pjesëmarrës vetëm nëse pajtohet me marrëveshjet e mëparshme diplomatike, se çfarëdo qeverie tranzicionale në Siri, nuk do ta përfshinte presidentin Assad ose aleatët e tij të afërt.

Njëherësh, Uashingtoni e ka kritikuar vizitën e ministrit Zarif në Bejrut, me ç’rast ai ka vënë kurorë lulesh në varrin e ish-liderit të Hezbollahut, Imad Mugniyah, për të cilin Shtetet e Bashkuara thonë se ishte përgjegjës për “akte të neveritshme të terrorizmit”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caitlin Hayden, thas se vizita e ministrit Zarif dërgon mesazh të gabuar dhe i shton tensionet rajonale.
XS
SM
MD
LG