Ndërlidhjet

Kosovë: Reçaku përkujton masakrën e para 15 viteve


Pamje nga një pjesë e Prishtinës

Pamje nga një pjesë e Prishtinës

Kosova përkujton sot masakrën e Reçakut, e cila ndodhi 15 vjet më parë, kur forcat serbe të sigurimit patën vrarë 45 civilë shqiptarë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, edhe personalitete të tjera dhe familjarë e të afërm të viktimave, pritet të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak të Shtimes.

Ish shefi i Misionit vëzhgues të OSBE-së, ambasadori William Walker, këtë ngjarje e pat cilësuar si "krim kundër njerëzimit".

Masakra e Reçakut njihet si një nga ngjarjet kryesore që ka shënuar kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën, duke u paraprirë proceseve, që çuan deri te fushata e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë.
XS
SM
MD
LG