Ndërlidhjet

NYT: NSA ka instaluar fshehtas programe në kompjuterë


Selia e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në Merilend të Shteve të Bashkuara

Selia e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në Merilend të Shteve të Bashkuara

E përditshmja New York Times ka raportuar se Shërbimi Kombëtar i Sigurisë (NSA) i Shteteve të Bashkuara ka instaluar fshehtas programe në afro 100 mijë kompjuterë në gjithë botën, duke lejuar spiunimin në shfrytëzues dhe qasje në kompjuterë në rast të sulmit të mundshëm kibernetik.

Duke i cituar dokumentet e agjencisë NSA dhe të zyrtarëve amerikanë, në raport thuhet se shumica e software-ve ishin instaluar nga lidhjet në rrjet.

Megjithatë, thuhet se NSA, poashtu, ka mundur të ketë qasje në kompjuterë, që nuk janë të kyçur në rrjet, duke i përdorë radiovalët.

Këtë sistem, me emrin e koduar “Quantum”, NSA e ka përshkruar si “një strategji aktive mbrojtëse”.

Raporti thotë se teknologjia është përdorë në rrjetet ushtarake kineze dhe ruse, dhe sistemet e shfrytëzuara nga policia e Meksikës dhe kartelëve të drogës, trupat tregtare të BE-së dhe vendet siç janë Pakistani dhe Arabia Saudite.
XS
SM
MD
LG