Ndërlidhjet

logo-print

Hetimet e “trafikimit në Kosovë” s’kanë përfunduar


Ilustrim

Ilustrim

Ekipi special i EULEX-it, i ngarkuar me hetimin e trafikimit të dyshuar të organeve në Kosovë, nuk ka përfunduar ende punën e tij, ka deklaruar për agjencinë serbe Tanjug Zhoao Suza, zëdhënës i shefit të ekipit, Clint Williamson.

Ai nuk ka pranuar të komentojë shkrimet e disa mediave në Prishtinë, sipas të cilave, hetimi ka përfunduar dhe pason ngritja e aktakuzave, që do të përfshijnë disa nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Thashethemet e pabaza dhe spekulimet nuk i komentojmë”, ka thënë Suza.

Ekipi i Williamsonit po heton vërejtjet e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty.

Ky i fundit ka akuzuar udhëheqësit kosovarë të luftës, përfshirë kryeministrin Hashim Thaçi, për trafikim të paligjshëm të organeve të të burgosurve serbë.

Autoritetet kosovare i kanë hedhur poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG