Ndërlidhjet

Mbi 1 miliard dollarë donacione për Sirinë


Siri
Siri
Donatorët kanë premtuar deri më tash mbi 1 miliard dollarë për përpjekjet humanitare të Kombeve të Bashkuara në Siri.

Në Kuvajt po mbahet një konferencë e donatorëve ndërkombëtarë.

Kombet e Bashkuara kërkojnë rreth 6.5 miliardë dollarë për të ndihmuar sirianët e prekur nga konflikti, gati trevjeçar.

OKB thotë se rreth 9.3 milionë njerëz brenda Sirisë kanë nevojë për ndihmë.

Sekretari i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, është duke kryesuar konferencën në Kuvajt, e cila vjen vetëm një javë para konferencës për paqe për Sirinë, e cila do të mbahet në Zvicër.
XS
SM
MD
LG