Ndërlidhjet

Hajdutët tentuan të vjedhin hirin e Freudit


Sigmund Freud

Sigmund Freud

Policia në Londër është në kërkim të personave që kanë bërë përpjekje të vjedhin hirin e psiko-analistit të famshëm, Sigmund Freud, dhe të gruas së tij, Martha, nga krematoriumi Golders Green në kryeqytetin britanik.

Policia Metropolitane ka thënë sot se hajdutët kanë hyrë në krematorium më 31 dhjetor ose 1 janar dhe kanë bërë përpjekje të vjedhin urnën greke, 2,300 vjet të vjetër, me hirin e çiftit Frued.

Por, sipas autoriteteve të rendit, ata vetëm e kanë dëmtuar atë dhe kanë ikur pa e marrë.

Policia ka thënë se “tentim-vjedhja është një akt i neveritshëm nga hajdutë të pashpirtë”.

Urna e dëmtuar është vendosur tani në një lokacion më të sigurt.
XS
SM
MD
LG