Ndërlidhjet

Homazhe viktimave të Reçakut


Reçak, 15 janar 2014.
Reçak, 15 janar 2014.
Kosova kujton sot 15-vjetorin e Masakrës së Reçakut. Më 15 janar të vitit 1999, forcat serbe kanë vrarë në këtë fshat 45 civilë shqiptarë.

Presidentja Atifete Jahjaga ka bërë sot homazhe në kompleksin memorial në Reçak.

Kryeministri Hashim Thaçi, në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se pesëmbëdhjetë vjet më parë, në fund të shekullit njëzet, në një vendbanim të Kosovës, një akt çnjerëzor ka tronditur ndjenjat e botës demokratike në shkallë planetare.

Sipas Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Reçaku është në themelet e shtetit dhe lirisë së Kosovës.

Homazhe në Reçak ka bërë edhe Lëvizja Vetëvendosje.
XS
SM
MD
LG