Ndërlidhjet

REL dënon keqtrajtimin e gazetarëve në Ukrainë


Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Kevin Klose.
Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Kevin Klose.
Radio Evropa e Lirë ka dënuar keqtrajtimin dhe frikësimin e gazetarëve të pavarur në Ukrainë, përfshirë edhe fushatën për diskreditim kundër kontribuesit të REL-it, Vitaliy Portnikov.

Në muajin dhjetor, një video që përmbante imazhe intime të gazetarit dhe të siguruara në mënyrë të paligjshme është publikuar në internet.

Javën e kaluar, apartamenti i tij në Kiev është rrethuar nga rreth 50 proitestues që mbanin posterë kërcënues dhe akuzonin Portnikovin për “sjellje imorale”.

Presidenti i REL-it, Kevin Klose, ka thënë se aksionet janë përpjekje të orkestruara për të diskredituar gazetarët e pavarur dhe profesionistë, që kujtojnë taktikat më të dënueshme të kohës sovjetike.

Portnikov është gazetar i njohur ukrainas, i cili kryeson kanalin TVi.

Për shërbimin e Ukrainës të REL-it ka nisur të punojë në fillim të viteve 1990.
XS
SM
MD
LG