Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, dhe ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, kanë biseduar për konferencën e paqes për Sirinë, e cila do të mbahet javën e ardhshme në Gjenevë dhe synon t’i japë fund konfliktit gati trevjeçar.
Zarif ka arritur sot në Damask nga Jordania.
Ai ka thënë se qëllim i vizitës së tij është të ndihmojë për të siguruar se konferenca e 22 janarit “do të sjellë rezultate që janë në interes të popullit sirian”.
Irani është aleat kyç i regjimit sirian.