Ndërlidhjet

logo-print

Aliyev: Në Azerbajxhan s’ka të burgosur politikë


Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka përsëritur qëndrimin e tij se në këtë vend nuk ka të burgosur politikë.

Ai i ka bërë këto komente gjatë një vizite në selinë e NATO-s në Bruksel.

Aliyev i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse ai ende mendon se asnjëri nga kundërshtarët e tij nuk është në burg, përkundër burgosjes së kandidatit presidencial, Ilgar Mammadov, dhe vëzhguesit të pavarur zgjedhor, Anar Mammadli.

Aliyev ka thënë se rezoluta për ekzistimin e të burgosurve politikë në Azerbajxhan është hedhur poshtë nga shumica e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG