Ndërlidhjet

Nëntë të akuzuar për krim të organizuar


Ilustrim
Ilustrim
Sot, një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Themelore ka ngritur një aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prizren kundër nëntë personave të pandehur.

Rasti ka të bëjë me përfitim të pasurisë me anë të mashtrimit në qendër të qytetit të Prishtinës.

“Akuzat përfshijnë nxjerrjen e vendimeve gjyqësore të paligjshme, në kundërshtim me nenin 346 të Kodit të vjetër Penal të Kosovës (KPK); keqpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit, në kundërshtim me nenin 339 të KPK të vjetër; mashtrim, në kundërshtim me nenin 261 të KPK të vjetër dhe krim i organizuar, në kundërshtim me nenin 274 të KPK të vjetër. Në mesin e të pandehurve është një ish-gjyqtar i Gjykatës Komunale në Prishtinë dhe ish-kryetari i Gjykatës Komunale në Prishtinë”, thuhet nw njoftimin e EULEX-it.
XS
SM
MD
LG