Ndërlidhjet

Ambasada gjermane: S'është marrë vendim për zgjedhje të parakohshme


Ilustrim

Ilustrim

Ambasada gjermane në Prishtinë, përmes një kumtese për media, ka njoftuar opinionin se takimi i djeshëm ndërmjet liderëve partiakë të PDK-së, LDK-së dhe AAK- së, nuk ka prodhuar vendim për zgjedhjet të parakohshme.

Në kumtesën e saj thuhet:

“Ambasadori gjerman, Dr. Peter Blomeyer, më 14 janar, 2014, ka ofruar ambient për mbajtjen e një takimi në mes të udhëheqësve të partive PDK, LDK dhe AAK – kryeministrit Hashim Thaçi, si dhe zotit Dr. Isa Mustafa dhe z. Ramush Haradinaj. Objekt i këtij takimi ka qenë reforma zgjedhore. Një vendim për zgjedhje të reja të parakohshme, pa përfundimin e reformës zgjedhore nuk është marrë, pavarësisht raportimeve të ndryshme në media“.
XS
SM
MD
LG