Ndërlidhjet

Snowden i bashkohet një grupi për liri të shtypit


Edward Snowden

Edward Snowden

Edward Snowden, ish-kontraktor i Agjencisë për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, i cili ka shkaktuar zhurmë globale kur ka zbuluar dokumente sekrete për programet e mbikëqyrjes të SHBA-së, i është bashkuar bordit të një organizate amerikane për liri të shtypit.

Fondacioni i Lirisë së Shtypit është bashkëthemeluar nga Daniel Ellsberg, ish-analist i ushtrisë amerikane, i cili po ashtu ka shkaktuar zhurmë në fillim të viteve 1970, kur ka zbuluar të ashtuquajturat “Letra të Pentagonit”, një studim sekret i ushtrisë amerikane për luftën në Vjetnam.

Përmes një deklarate me shkrim, Ellsberg e ka përshkruar Snowdenin si njeri që ka ndihmuar të nxisë një debat demokratik për mbikëqyrjen e masës.

Bordi i Fondacionit përfshin po ashtu gazetarët Glenn Greenwald dhe Laura Poitras, të cilët kanë marrë dokumente sekrete nga Snowden.

Snowden, i cili aktualisht jeton në azil të pëkohshëm në Rusi, është akuzuar për spiunazh nga autoritetet amerikane.
XS
SM
MD
LG