Ndërlidhjet

logo-print

Një turiste daneze përdhunohet në Nju Delhi


Ilustrim

Ilustrim

Policia në Indi ka marrë në pyetje një grup burrash, pasi një turiste daneze ka thënë se është përdhunuar në një qark turistik të Nju Delhit, pasi ka ndaluar për të pyetur për drejtimet.

Ky është raportimi i fundit i rasteve të përdhunimit që kanë vënë dhunën seksuale në Indi në qendër të vëmendjes.

Problemi i dhunës seksuale në Indi ka tërhequr vëmendje të gjerë që nga përdhunimi dhe vrasja e një studenteje në një autobus, në dhjetor të vitit 2012.

Zemërimi publik ka çuar në ligje më të ashpra që kanë dyfishuar dënimin me burg për përdhunim në 20 vjet.
XS
SM
MD
LG