Ndërlidhjet

OKB dhe SHBA kritikojnë ligjin anti-gay në Nigeri


Ilustrim
Ilustrim
Kombet e Bashkuara kanë kritikuar ashpër një ligj të Nigerisë, i cili kërcënon homoseksualët e hapur me burgim.

Kritika është bërë nga Navi Pillay, komisionare e lartë për të drejtat e njeriut pranë OKB-së.

Ajo ka thënë se rrallë ka parë që një legjislacion kërcënon kaq shumë të drejtat themelore dhe universale të njeriut.

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar po ashtu ligjin, duke thënë se ai shkel obligimet e Nigerisë nën marrëveshjet ndërkombëtare dhe reflekton një prirje shqetësuese kundër homoseksualëve në Afrikë.

Presidenti i Nigerisë, Goodluck Jonathan, ka nënshkruar të hënën ligjin, i cili parasheh 14 vjet burgim për ata që hyjnë në lidhje me gjininë e njëjtë dhe 10 vjet për ata që përfshihen në organizata homoseksuale.
XS
SM
MD
LG