Ndërlidhjet

Kina dërgon trupa të tjera në Mali


Mali
Mali
Grupi i dytë i paqeruajtësve kinezë ka lënë Kinën të mërkurën, për t’u angazhuar në Mali.

Komandanti i forcës, Zhang Geqiang, ka thënë se 245 paqeruajtës kinezë do të jenë në shtetin afrikan për tetë muaj.

Ata do t’iu bashkohen 135 paqeruajtësve, rojeve të sigurisë dhe personeli mjekësor që Kina ka dërguar në Mali në muajin dhjetor.

Agjencia Xinhua ka thënë se Kina dërgon trupat me kërkesë të Kombeve të Bashkuara.

Vitin e kaluar, Franca ka dërguar trupa në Mali, pasi një grushtshtet ushtarak ka gjymtuar vendin, duke u mundësuar grupeve militante të marrin nën kontroll disa zona.
XS
SM
MD
LG