Ndërlidhjet

Rusia kritikon të drejtat e njeriut në BE


Ilustrim

Ilustrim

Ministria e Jashtme ruse ka lëshuar një raport kritik për të drejtat e njeriut në Bashkimin Evropian, më 2013.

Raporti thotë se shkeljet më të mëdha përfshijnë "rritjen e ksenofobisë, racizmit, nacionalizmit të dhunshëm, shovinizmit dhe neonazizmit".

Raporti po ashtu citon “mungesën e të drejtave të fëmijëve, pabarazinë gjinore dhe shpërdorimin e pushtetit nga ana e policisë”.

Ministria e Jashtme ruse po ashtu ka vlerësuar se të huajt në vendet e BE-së kanë vende pune me paga më të ulëta ose punë të përkohshme.

Sipas Indeksit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut më 2013, Rusia është renditur e 55-ta në botë, pas çdo vendi të BE-së, përveç Rumanisë në vendin 56 dhe Bullgarisë në vendin 57.
XS
SM
MD
LG