Ndërlidhjet

Së paku 50 të vrarë në Irak


Irak
Irak
Një valë e sulmeve me bomba në dhe përreth Bagdadit ka vrarë sot së paku 50 njerëz.

Sulmet kanë pasur në shënjester lagjet e banuara me shumicë shiite.

Iraku mbetet i kapluar nga dhuna, derisa militantët e lidhur me Al Kaidën kanë marrë kontrollin e qyteteve Ramadi dhe Falluxha, në provincën Anbar.

Kryeministri Nuri al-Maliki është zotuar se do të vazhdojë luftën kundër Al Kaidës dhe terrorizmit në përgjithësi.

“Kjo është një betejë e shenjtë, e cila ka nisur në mbrojtje të detyrimeve të shenjta. Do të jetë e gjatë dhe do të vazhdojë. Heshtja jonë do të çonte në krjimin e shteteve të këqija dhe do të bënte kërdi në sigurinë e rajonit dhe botës”, ka thënë Maliki.
XS
SM
MD
LG