Ndërlidhjet

OKB siguron më pak se gjysmën e shumës së kërkuar për Sirinë


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon.

Donatorët në Kuvajt kanë premtuar rreth 2.4 miliardë dollarë për përpjekjet humanitare të Kombeve të Bashkuara në Siri.

Kjo është më pak se gjysma e shumës se kërkuar nga OKB-ja, për të ndihmuar sirianët e prekur nga konflikti gati trevjeçar.

Kombet e Bashkuara kanë kërkuar 6.5 miliardë dollarë.

Duke iu adreduar konferencës së donatorëve, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka thënë se rreth 9.3 milionë njerëz brenda Sirisë kanë nevojë për ndihmë.

Rreth 6.5 milionë të tjerë janë të zhvendosur jashtë Sirisë.
XS
SM
MD
LG