Ndërlidhjet

Portreti i Hitlerit lejohet në një ndërtesë parlamentare


Ilustrim
Ilustrim
Një ekspozitë e përhershme në një ndërtesë parlamentare të Gjermanisë, e cila paraqet portretet e individëve që kanë ndikuar në historinë e vendit – përfshirë Hitlerin dhe Stalinin – do të lejohet të qëndrojë.

Kristian-demokratët e kancelares Angela Merkel, të mbështetur nga Partia e Lirë Demokratike, kanë propozuar javën e kaluar që të hiqet ekspozita me 122 portrete në parlamentin shtetëror të Brandenburgut.

Pikturat përfshijnë pamje absrakte të Joseph Stalinit, Adolf Hitlerit, kreut të propagandës së Hitlerit, Joseph Goebbels, si dhe të autorit, Franz Kafka.

Portreti i Hilde Benjaminit, gjykatësit që ka pasur rol të rëndësishëm në shqiptimin e dënimeve me vdekje për disa disidentë politikë në Gjermaninë Lindore, ka tërhequr kritika të veçanta.

Zyrtarët kanë thënë se këshilli drejtues i parlamentit shtetëror ka vendosur që puna e artistit Lutz Friedel, e varur në ndërtesen e re parlamentare të kryeqytetit të Brandenburgut, Potsdam, duhet të mbetet aty, pasi të hapet për publikun më 21 janar.
XS
SM
MD
LG