Ndërlidhjet

Vritet një këshilltar i Mitrovicës Veriore


Mitrovicë
Mitrovicë
Këshilltari në Komunën e Mitrovicës Veriore, Dimitrije Janiqijeviq, është vrarë para shtëpisë së tij, në veri të Mitrovicës. Motivi dhe autori i sulmit tash për tash nuk dihen.

Vrasja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme. Autoritetet spitalore në veri i kanë konfirmuar korrespondentes së Radios Evropa e Lirë atje se Janiqijeviq është sjellë në spital pa shenja jete.

Janiqijeviq ka qenë edhe kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës Veriore në zgjedhjet e fundit lokale nga Lista e Partisë së Pavarur Liberale.

Ai ka qenë 35 vjeç dhe baba i tre fëmijëve.

Policia pritet të dalë sot me më shumë detaje rreth këtij rasti.
XS
SM
MD
LG