Ndërlidhjet

Irani dhe Rusia flasin për Sirinë


Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif, ka arritur në Moskë për të biseduar me presidentin rus, Vladimir Putin, për krizën në Siri.

Takimi po ashtu pritet të mbulojë zbatimin e marrëveshjes së përkohshme bërthamore midis Teheranit dhe fuqive botërore.

Zarif ka takuar të mërkurën në Damask presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, me të cilin ka bideduar për konferencën e paqes.

Ai ka thënë se Irani ka për qëllim të ndihmojë që konferenca e 22 janarit “do të sjellë rezultate që janë në interes të popullit sirian”.
XS
SM
MD
LG