Ndërlidhjet

logo-print

Senati amerikan diskuton krizën në Ukrainë


Ilustrim

Ilustrim

Një komitet i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka diskutuar krizën politike në Ukrainë, në ditën kur një gjykatë e këtij vendi ka marrë vendim për të ndaluar protestat masive në Kiev.

Kievi ka qenë zonë e mijëra demonstruesve antiqeveritarë qysh në muajin nëntor.

Vendimi bën që policia të ndërhyjë dhe të çmontojë kampet e protestuesve.

Në Uashington, ndihmëssekretarja amerikane e shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, i ka thënë komitetit të Senatit se Shtetet e Bashkuara duan që kriza e Ukrainës të zgjidhet në mënyrë demokratike, pa dhunë të policisë ose protestuesve.
XS
SM
MD
LG