Ndërlidhjet

Zbulohet varri i një faraoni egjiptian, 3,600 vjet i vjetër


Ilustrim

Ilustrim

Arkeologët egjiptianë dhe amerikanë thonë se kanë zbuluar varrin e një faraoni, i cili ka sunduar në Egjipt rreth 3,600 vjet më parë.

Ministri egjiptian i Antikave, Muhammad Ibrahim, ka thënë se zbulimi pranë qytetit Sohag përfshin skeletin e Mbretit Sebeb Kay.

Ibrahim ka thënë se arkeologët nga Universiteti i Pensilvanisë kanë punuar së bashku me egjiptianët për të zbuluar varrin.

Emri i mbretit është përcaktuar nga deshifrimi i hieroglifeve në muret e varrit.
XS
SM
MD
LG