Ndërlidhjet

Talibanët publikojnë video të ushtarit të rrëmbyer amerikan


Bowe Bergdahl

Bowe Bergdahl

Zyrtarët amerikanë kanë marrë një video të re, e cila tregon një ushtar të Shteteve të Bashkuara, të kapur nga luftëtarët talibanë në Afganistan, afro pesë vjet më parë.

Zyrtarët besojnë se vidoja e ushtarit Bowe Bergdahl është incizuar muajin e kaluar dhe tregon se ai është ende gjallë, edhe pse me shëndet të përkeqësuar, krahasuar me videot e mëparshme.

Berghdal është kapur nga talibanët në Afganistan më 30 qershor të vitit 2009.

Tani besohet se mbahet diku në Pakistan.

Talibanët kanë thënë se do ta lironin atë në këmbim të lirimit të disa operativëve të lartë talibanë, të cilët mbahen në burgun amerikan në Guantanamo.
XS
SM
MD
LG