Ndërlidhjet

logo-print

Rusia merr pjesë në ndërtimin e një centrali në Serbi


Ilustrim

Ilustrim

Një firmë ruse ka thënë se është në fazat e fundit të negociatave për të marrë pjesë në ndërtimin e një centrali të gazit natyror në Serbi, si pjesë e një konsorciumi shumëkombësh.

Zyra për shtyp e Grupit Optima, duke cituar presidentin e grupit Valery Shandalov, ka thënë se negociatat po zhvillohen për modernizimin e një centrali në Novi Sad dhe për ndërtimin e një centrali në dy faza.

Shandalov ka thënë se përgatitjet për projektin e konsorciumit janë zhvilluar për dy vjet.

Të tjerët në konsorcium janë GGE e Sllovakisë, Metka e Greqisë dhe NIS e Serbisë, që është kompania më e madhe e energjisë në shtetin serb.

Shumica e aksioneve të NIS-it mbahen nga Gazprom Neft i Rusisë,
XS
SM
MD
LG